Zbulohet se kur do të publikohet albumi i ri i Dua Lipa-s!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet se kur do të publikohet albumi i ri i Dua Lipa-s!

Ylli i muzikës pop Dua Lipa po përfundon albumin e saj të tretë. Ai pritet të publikohet në vitin 2024. Këngëtarja me origjinë shqiptare po punon me një grup më të vogël bashkëpunëtorësh për shkrimin e këngëve, duke përfshirë Kevin Parker të grupit australian të psiko-rokut Tame Impala.

Pas “Future Nostalgia”, Dua Lipa punoi me Blessed Madonna për Club Future Nostalgia, një album remix. Që atëherë, ajo ka bashkëpunuar për materiale të reja me personazhe si Megan Thee Stallion, Calvin Harris dhe Elton John. Këngëtarja kohët e fundit ka publikuar këngën “Dance the Night” si pjesë e kolonës zanore të filmit “Barbie”.

Ndërkaq, Dua po përballet me një padi të re nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli i muzikës pop dhe shtëpia e saj diskografike, Warner Music Group, nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij “Talk Box” në remikset e këngës së saj “Levitating”. Kante tha në padi se përdorimi i performancës së tij në tri remikse të këngës hit të Dua Lipa-s shkelte të drejtën e tij të autorit, duke përmendur një marrëveshje gojore që pjesa që Kante krijoi me pajisjen e tij elektronike të përdoret vetëm në regjistrimin origjinal të këngës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48834 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE