Dëshmi të reja dalin në dritë për vdekjen tragjike të pronares së shtëpisë botuese “Harry Potter” Adrienne Vaughan!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëshmi të reja dalin në dritë për vdekjen tragjike të pronares së shtëpisë botuese “Harry Potter” Adrienne Vaughan!

Një aksident tragjik ndodhi së fundmi në brigjet e Italisë ku për pasojë humbi jetën pronarja e shtëpisë botuese “Harry Potter” Adrienne Vaughan para fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. Aksidenti ndodhi në brigjet e Amalfit, kur e gjithë familja në një varkë me shpejtësi u përplas me një anije me vela, në të cilën ndodheshin 85 persona që festonin një martesë.

Ndërkaq, dëshmi të reja kanë dalë në dritë për vdekjen tragjike të Adrienne Vaughan, pasi drejtuesi i skafit përgjegjës për ngjarjen dyshohet se ishte i zënë me celularin e tij në momentin fatal. Bashkëshorti i Vaughan, Mike White, u tha autoriteteve se 30-vjeçari Elio Persico po shikonte celularin e tij kur përmbysi varkën dhe goditi amerikanen dhe më herët kishte përdorur kokainë dhe kishte konsumuar alkool.

Sipas Daily Mail, autoritetet kanë konfirmuar përdorimin e drogës dhe konsumimin e alkoolit, por nuk kanë bërë të ditur sasinë e gjetur në trupin e të pandehurit. Elio Persico tani përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë vrasjen nga pakujdesia dhe plagosja nga pakujdesia. Adrienne, kompania e së cilës njihet më së shumti për librin “Harry Potter”, vdiq në vend, ndërsa burri i saj mbeti i plagosur. Ndërkaq, të dy fëmijët e tyre, vajza Leanna, 14-vjeçe dhe djali Mason, 11-vjeç nuk u lënduan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE