Luiz Ejlli ngroh zemrat e fansave, ja se çfarë bëri ai para koncertit…

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli ngroh zemrat e fansave, ja se çfarë bëri ai para koncertit…

Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas daljes së tij nga “BBV”, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë“.

Ditën e djeshme ai ka performuar në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Luizi para se të fillonte koncertin takoi një nga fansat e tij me aftësi ndryshe dhe këtë e ka bëre me dije një nga fanepage-t e tij në Instagram, teksa poston një video të këngëtarit më fansin e tij. Poshtë videos shkruan:

Ky është Denisi… Duke qenë se ishte deri diku e pamundur ta takonte gjatë koncertit, Luizi është nisur herët drejt Shkodrës vetëm të mund t’ia plotësonte këtë dëshirë Denisit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Krahas postimit janë bashkangjitur disa simbole një me syt me lot, një zemër të kuqe dhe një duartrokitje. Kujtojmë se Luizi së fundmi ka lançuar dhe këngën e tij më të re “Dedikim” që ia ka kushtuar Kiarës, bashkëshortes së tij. Ndërkohë, këngëtari ka lajmëruar edhe për një këngë e cila do të jetë përsëri dedikim këtë herë për nënën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE