Pse dërgojmë foto seksi tek partnerët?! Studimi i ri i jep përgjigje kësaj pyetje dhe na lini t’ju themi që mund të surprizoheni!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse dërgojmë foto seksi tek partnerët?! Studimi i ri i jep përgjigje kësaj pyetje dhe na lini t’ju themi që mund të surprizoheni!

Dërgimi i fotografive seksi është bërë trend gjithnjë e në rritje me kalimin e viteve. Ky fenomen i ka bërë kuriozë edhe shkencëtarët e ekspertët, të cilët janë marrë me këtë çështje. E përfundimi është një, kur gratë e dinë që janë të dëshiruara, ato eksitohen më shumë.

Shënimet tregojnë që mënyra në të cilën gratë përjetojnë vetveten është faktor i rëndësishëm në përvojën e tyre seksuale dhe në jetën e tyre seksuale në përgjithësi, si edhe kjo ndikon në nevojën që të dominojnë ndaj partnerit. Studimet e bëra kohë më parë kanë konstatuar që te më shumë se gjysma e grave, fantazitë seksuale janë shprehje e dëshirës që të jenë të parezistueshme te burrat.

Në një studim, 47 % e grave kanë thënë që fantazojnë veten si striptiste, ndërkaq rreth 50 % e tyre fantazojnë seksin me më shumë se një partner. Këto të dhëna të vogla që janë publikuar, tregojnë që erotizmi nuk mund të lidhet me ato që na thonë të tjerët që duhet t’i bëjmë.

Sjellja e tillë nuk është rast i rrallë as te nurrat, gjë që studiuesit e lidhin me gjenetikën. Ata thonë që burrat impulset e tilla i kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre primitivë, të cilët për të treguar interesimin për seks, u kanë treguar penisët e tyre majmuneve femra.

Rikujtojmë se, dërgimi i një mesazhi seksi mund të duket mjaft i rrezikshëm, por, falë studimeve të fundit, është vërtetuar se ‘sexting’ është një pjesë jetike dhe e shëndetshme e takimeve moderne. Qoftë nëse janë foto seksi apo mesazhe me tekst kaq të detajuara, ‘sexting’ është një pjesë e rregullt e marrëdhënieve.

Lajmi mund të jetë tronditës për shumë njerëz, veçanërisht pasi ‘sexting’ ka fituar një përfaqësim të keq si të qenit seksualisht i rrezikshëm, i frikshëm dhe (ndonjëherë) edhe si sjellje kriminale. Rezultatet e kërkimit thonë se njerëzit kanë më shumë gjasa të dërgojnë një tekst seksi nëse e marrin fillimisht vetë një të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49346 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE