“Pushtimi” i gaforreve blu po rrezikon pjatën klasike italiane, spageti me molusqe!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pushtimi” i gaforreve blu po rrezikon pjatën klasike italiane, spageti me molusqe!

Italia do të shpenzojë një shumë prej 2.9 milionë eurosh për t’i bërë ballë pushtimit të gaforreve agresive me ngjyrë blu. Gaforret kanë ngrënë deri në 90% të molusqeve të reja në birgjet italiane, në pushtimin agresiv që mund të ketë lidhje me ndryshimin e klimës. Ky pushtim i gaforreve blu po kërcënon rolin e Italisë si një nga prodhuesit kryesorë të molusqeve në botë dhe potencialisht rrezikon një nga pjatat e saj të njohura me makarona.

Fluksi i gaforreve mund të rrezikojë pjatën klasike italiane, spageti me molusqe. Italia është prodhuesi më i madh në Evropë i molusqeve dhe i treti më i madhi në botë pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Por, lloji i gaforreve me origjinë nga Atlantiku perëndimor, është përhapur në disa lokacione të ngjashme me lagunat në Itali, duke dëmtuar ekosistemet ujore. Akuafarmat e molusqeve në deltën e luginës së lumit Po në Italinë veriore janë goditur më rëndë, pothuajse duke shkatërrruar gjithë prodhimin e këtij viti.

Ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, vizitoi deltën në lumin Po dhe tha se qeveria do të miratonte fondet emergjente. 2.9 milionë euro do t’u jepen kooperativave të peshkimit dhe fermerëve të ujit që përpiqen të frenojnë numrin e gaforreve blu me një fushatë peshkimi në shkallë të gjerë. Edhe peshkatarët në zonat e prekura janë këshilluar të kapin sa më shumë gaforre blu për të zhdukur numrin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE