Rusia thotë se ka rrëzuar dy dronë ukrainas në afërsi të Moskës!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia thotë se ka rrëzuar dy dronë ukrainas në afërsi të Moskës!

Rusia thotë se ka rrëzuar dy dronë ukrainas në afërsi të Moskës. Siç bën të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes, njëri prej tyre u hodh poshtë pranë një aeroporti të madh në jug të kryeqytetit dhe një tjetër, në pjesën perëndimore të Moskës. Gishtin e akuzës e drejton për nga Kievi.

Një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë u parandalua mbi territorin e rajonit të Moskës. Dy dronë janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin:

Një dron u rrëzua në afërsi të Domodedovos ku gjendet një prej aeroporteve më të mëdha ndërkombëtare të Rusisë dhe një tjetër, pranë autostradës së Minskut.

Autoritetet ruse thanë se nuk ka “viktima e dëme”. Kievi që po shmang konfirmimin e sulmeve të mundshme në territorin rus, ende nuk ka reaguar për këto pretendime të Moskës.

Ditë më parë, Rusia pretendoi se rrëzoi një dron ukrainas në rajonin Kaluga, në jugperëndim të Moskës. Nuk u raportuan dëme në njerëz apo materiale. Njoftimi i fillimjavës erdhi në kohën kur janë rritur sulmet, që në shënjestër kanë kryeqytetin rus. Kaluga gjendet rreth 200 kilometra larg tij.

Në javët e fundit, sulmet me dronë ukrainas janë shtuar në territorin rus, shpesh duke shënjestruar Moskën apo gadishullin e aneksuar të Krimesë, të cilin Rusia ia shkëputi Ukrainës në mënyrë të paligjshme, në vitin 2014.

Në fundjavë, presidenti ukrainas Zelensky tha se “Rusia goditi me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në Kupiansk, në rajonin e Harkivit”.

Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus.

Rusia nuk ka komentuar rreth këtij sulmi. Në të kaluarën, Moska i ka mohuar akuzat se po sulmon civilët apo se ka kryer krime lufte.

Qyteti Kupiansk dhe zonat përreth ranë nën kontrollin e trupave ruse në ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, në muajin shkurt të vitit të kaluar. Por, u çliruan gjatë një kundërofensive ukrainase në shtator.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48763 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE