Konkurrentet e “Miss Universe Indonesia” akuzojnë organizatorët për ngacmim seksual!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konkurrentet e “Miss Universe Indonesia” akuzojnë organizatorët për ngacmim seksual!

Skandali ka përfshirë spektaklin e bukurisë “Miss Universe Indonesia”, ku disa nga konkurrentet kanë kallëzuar në polici organizatorët e këtij eventi për ngacmim seksual. Në kallëzim shkruhet se organizatorët iu kanë kërkuar vajzave të zhvishen totalisht, dy ditë para finales, për të kontrolluar nëse i ishin nënshtruar ndonjë operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit apo kishin celulit dhe tatuazhe.

“Ndjej se të drejtat e mia janë shkelur. Kjo gjë ka ndikuar shumë tek unë. Kam pasur probleme me gjumin prej asaj dite”,-rrëfen një nga konkurrentet. Policia në Xhakarta lëshoi ​​një deklaratë për rastin duke thënë se do të zhvillojë një hetim të thelluar, teksa një gjë e tillë u premtua dhe nga drejtuesja e Organizatës Miss Universe Indonesia, Poppy Capella.

Në konferencën për shtyp një nga vajzat që ka bërë kallëzim u shpreh se kontrollet trupore iu ishin bërë në një dhomë të mbyllur, ku ishin të pranishëm edhe disa burra. “Dera nuk ishte mbyllur plotësisht, duke u dhënë njerëzve nga jashtë mundësinë për të parë”-tha ajo. Ndërsa konkurset e bukurisë janë lejuar prej kohësh në Indonezi, organizatorët janë të kujdesshëm që të mos ofendojnë pjesët konservatore të shoqërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE