Së shpejti në ankand Ferrari i shkatërruar i Mbretit të Marokut!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti në ankand Ferrari i shkatërruar i Mbretit të Marokut!

Mbreti Mohammed V i Marokut, në vitin 1956 i dhuroi vetes një Ferrari për të festuar pavarësinë e vendit të tij nga Franca. Bëhej fjalë për një Ferrari 250 GT Pininfarina, model nga i cili u prodhuan vetëm 4 njësi. Mbreti e përdori këtë makinë 6 vjet, derisa në vitin 1962 kaloi në zotërim të Ben Pace, një qytetar amerikan nga Florida.

Pace e përdori për 12 vite të tjera, derisa ia shiti një amerikani tjetër. Që nga ajo kohë, kjo makinë nuk ka pasur pronarë të tjerë. Por, ndryshe nga modele të tjera, Ferrari 250 GT Pininfarina nuk pati fat, pasi nuk u bë pjesë e koleksionit të ndonjë miliarderi dhe nuk u restaurua.

Ndërkaq, bëhet e ditur se më 18 gusht, kjo makinë do të dalë në ankand dhe ekspertët llogarisin që të shitet për jo më pak se 1.5 milionë euro. Pritet të shihet edhe nëse Mohammed VI, Mbreti aktual i Marokut, do të bëjë ofertë për makinën e vjetër të gjyshit të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE