Lajm i trishtë! Ndërron jetë influencuesja 14-vjeçare, ja postimi në “Instagram” ku kërkonte ndihmë (Emri)

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajm i trishtë! Ndërron jetë influencuesja 14-vjeçare, ja postimi në “Instagram” ku kërkonte ndihmë (Emri)

Është ndarë nga jeta në moshën 14-vjeçare influencuesja e njohur e rrjeteve sociale, Lil Tay. Lajmi është konfirmuar për mediat e huaja nga një i afërm i Tay, emri i vërtetë i së cilës është Claire Hope.

I afërmi ka shpërndarë një postim në “Instagram” ku thotë se bashkë me të, ka ndërruar jetë edhe vëllai 21-vjeçar i saj, Jason Tian.

Shkaku i vdekjeve nuk bëhet me dije, por disa media raportojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Disa kohë më parë ajo kishte postuar në profilin e saj në “Instagram” një mesazh me tekstin “Hepl Me”, mes aludimeve se vëllai i saj i madh e shfrytëzonte.

Ndërkohë kujtojmë se e mitura u bë e famshme në internet rreth 5 vite më parë. Videot e saj ishin kontraverse pasi përdornin gjuhë dhune, ofendime, sulme ndaj kalimtarëve, shfaqje ekstravagance dhe sherre.

Ajo u shfaq në emisionin “Good Morning America” së bashku me nënën e saj për të mbrojtur atë çka bënte, si dhe konsiderohej si një prej yjeve në rritje me 3.3 milionë ndjekës në “Instagram”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50940 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE