Rusia frenon një sulm me 20 dronë ndaj Krimesë!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia frenon një sulm me 20 dronë ndaj Krimesë!

Rusia frenoi gjatë natës një sulm me 20 dronë ukrainas që kishin në shënjestër Krimenë e aneksuar nga Moska, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse dhe gjashtë të tjerë u neutralizuan në mënyrë elektronike, tha ministria në një postim në Telegram. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme.

Zyrtarët e Kievit as nuk e konfirmuan dhe as e mohuan përfshirjen e Ukrainës në sulme. Guvernatori i emëruar nga Moska i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, tha se mbrojtja ajrore ruse kishte parandaluar gjithashtu një sulm atje duke rrëzuar dy raketa ukrainase.

Ura nuk u dëmtua, tha ai, megjithëse trafiku u pezullua për pak kohë.

Ura që lidh Krimenë dhe Rusinë ka një rëndësi të madhe për Moskën, si nga ana logjistike ashtu edhe psikologjike, si një arterie kyçe për furnizimet ushtarake dhe civile dhe si një shenjë e kontrollit nga Kremlini mbi gadishullin që e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE