“Mami mezi ia dilte të…”/ Luana Vjollca përlot me foton e fundit

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mami mezi ia dilte të…”/ Luana Vjollca përlot me foton e fundit

Luana Vjollca është një ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale e shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.

Një nga temat të cilës ajo i ka dhënë më shumë zë ka qenë rreth forcës që një femër ka për të ecur para, duke qenë se ajo vetë është rritur në një familje vetëm me femra.

Moderatorja ditën e djeshme ka postuar në Instagramin e saj foto të një vendi që i ka kujtuar fëmijërinë, tek ka përmendur edhe sakrificat e nënës së saj.

“E mbaj mend këtë vend që kur kam qenë bebe dhe sa herë e shoh kam nostalgji për kohën kur mami mezi ia dilte të na blinte të 4 motrave atë gjënë që donim në atë moment, por unë derisa u rrita se kuptova kurrë sa vështirë e kishte.

Vlerësoni çdo gjë që bëjnë prindërit për ju sepse absolutisht çdo gjë e tyre prej jush bëhet më shumë sakrificë.

Thuajini të dua dhe faleminderit sa herë të mundeni. Mam të dua dhe faleminderit”- ka shkruar ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE