Çadrat me vete se sot vazhdon shiu!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çadrat me vete se sot vazhdon shiu!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa e të ftohta, me origjinë veriperëndimore.

Moti mbetet me vranësira mesatare e të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët e në periudha afatshkurtra deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje ka reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/12
Re shi

Kukës
3/7
Re shi

Lezhë
6/12
Re shi

Dibër
2/6
Re shi

Durrës
10/14
Re shi

Tiranë
10/14
Re shi

Elbasan
8/13
Re shi

Berat
8/14
Re shi

Vlorë
9/14
Re shi

Korçë
4/6
Re shi

Gjirokastër
6/13
Re shi

Sarandë
11/14
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE