Pabarazia sociale po “ndihmon” në shtimin e rrezikut të kancerit!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pabarazia sociale po “ndihmon” në shtimin e rrezikut të kancerit!

Ulja e rasteve të kancerit është më më e theksuar në rajone më gjendje më të mira sociale sesa në vende të tjera. Në këtë përfundim ka dalë ekipi i udhëhequr nga Lina Jansen nga Qendra Gjermane e Kërkimeve tëKancerit (DKFZ) në “International Journal of Cancer”. Në studimin e tyre, shkencëtarët ekzaminuan të dhënat nga 48 milionë banorë në 8 lande të Gjermanisë dhe krahasuan diagnozat e kancerit midis vitit 2007 dhe 2018. Rezultati ishte se pabarazia sociale po ndikon gjithnjë e më shumë në shkallën e rasteve të reja me kancer në Gjermani.

Studiuesit së pari klasifikuan të gjitha rajonet e përfshira në studim në pesë grupe të ndryshme duke përdorur një indeks socio-ekonomik, i cili përfshinte të ardhurat, shkallën e punësimit dhe arsimin. Studiuesit zbuluan se më pak njerëz janë sëmurë nga kanceri në këtë periudhë në të gjitha pesë grupet e studiara.

Por kjo rënie në shkallën e sëmundjeve është shumë më e vogël në rajonet me gjendje më të vështirë sociale, sesa tek ato më të pasura. Shkencëtarët kanë studiuar si sëmundjet nga kanceri në përgjithësi, ashtu edhe kancerin e zorrës së trashë dhe mushkërive në veçanti tek meshkujt.

Studiuesit zbuluan se pabarazia sociale është rritur gjatë periudhës së vëzhgimit. Ndërsa në vitin 2007 burrat në rajonet më të pafavorizuara socio-ekonomikisht kishin një normë 7% më të lartë të rrezikut nga kanceri sesa burrat në rajonet më të pasura, kjo shifër u rrit në 23% në vitin 2018. Ndërsa tek gratë diferenca është rritur nga 7% në vitin 2007, në 20% në vitin 2018. “Faktorët socialë duket se luajnë një rol shumë më të madh në këto të dhëna sesa infrastruktura e përgjithshme”,-thekson Lina Jansen nga Regjistri Epidemiologjik i Kancerit i DKFZ në Baden-Ëürttemberg.

Sipas studiuesve, në shtimin e numrit të personave të sëmurë nga kanceri ndikon edhe stili i jetesës. Ndër të tjera ndikojnë edhe gjendja socio-ekonomike, përdorimi i duhanit, mungesa e stërvitjeve dhe praktimit të sportit, mbipesha dhe disa faktorë të tjerë. “Ndërmjet 30 dhe 50% e kancereve mund të shmangen përmes një stili jetese të shëndetshëm, siç është moskonsumimi i duhanit dhe masat për ruajtjen e shëndetit publik, si për shembull vaksinimi kundër infeksioneve që shkaktojnë kancer”,-paralajmëron OBSH.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE