E ngatëruan me Ardian Gjinin gjatë transmetimit, Fevziu ka diçka për të thënë

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ngatëruan me Ardian Gjinin gjatë transmetimit, Fevziu ka diçka për të thënë

Një episod gjatë një transmetimi live në një nga televizionet në Kosovë është bërë viral në rrjet.

Dy gazetarët e “Kanal 10” teksa ishin të pranishëm në një event që po mbahej, në një moment shohin Kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin.

Por, ata e identifikojnë si gazetarin shqiptar Blendi Fevziu dhe e thërrasin për një intervistë. Pasi i drejtohen disa herë duke i thirrur “Bled”, me shumë sportivitet Gjini ju thotë cili është.

E vendosur në siklet, gazetarja kërkon disa herë falje e thekson ngjashmërinë që kanë dy personazhet. Gjë të cilën e pohon edhe vetë Gjini.

E ky moment ka mbërritur edhe në sytë  e Blendit (atij realit këtë herë). Edhe gazetari shqiptar duket e ka marrë me shumë sportivitet këtë moment duke u shprehur se edhe vetë e ngatërron veten me Ardianin.

Madje, ai ka dhe një mesazh për dy gazetarët të cilët sipas tij e kanë kaluar shumë mire situatën.

“Meqënëse po ma nisin shumë këtë video. Eshtë fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe unë e kisha ngatërru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa herë të gjithëve ne transmetim live. Po dy gazetarët u treguan shumë fun. Bravo”, ka shkrua Bledi teksa ka ri-postuar videon.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50576 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE