Ekzekutuan me 3 plumba kandidatin për president në Ekuador, arrestohen 6 anëtarë kolumbianë të bandës ‘Los Lobos’

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekzekutuan me 3 plumba kandidatin për president në Ekuador, arrestohen 6 anëtarë kolumbianë të bandës ‘Los Lobos’

Banda e njohur kriminale e quajtur ‘Los Lobos’ ka marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e kandididatit për president në Ekuador, Fernando Villavicencio. Në pranga kanë rënë gjashtë anëtarë të kësaj bande, të cilët janë shtetas kolumbianë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku kandidati për president është ekzekutuar nga një bandë kriminale, antarët e së cilës janë identifikuar dhe janë arrestuar nga policia.

Bëhet fjalë për Andres M, Jose N, Eddy G, Camilo R, Jules C dhe Jhon Rodriguez, të cilët janë bashkautorë në atentatin kundër kandidatit për president, Fernando Villavicencio, i cili u vra gjatë fushatës elektporale për zgjedhjet presidenciale në Ekuador.

Policia arriti të qëllojë edhe agresorin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Ish anëtari i asamblesë kombëtare, i cili ishte kërcënuar nga kreu i një bandës kriminale u qëllua me tri plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë.

Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve, edhe pse jo kryesuesi.

Vrasja e tij pason atë të Agustín Intriago, kryebashkiak i qytetit Manta, në korrik dhe Omar Menéndez, kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Puerto López, në shkurt.

Krimi dhe prania e kartelave të drogës në Ekuador vjen gjithnjë e më shumë në rritje gjatë viteve të fundit, duke e kthyer në një ndër retorikat kryesore të fushatave presidenciale të këtij viti por edhe të politikës në tërësi. Muajin e kaluar, Lasso shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim natën në tre provinca pas një numri vrasjesh të lidhura me krimin e organizuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE