Gjendet i vdekur në breg të detit një 39-vjeçar në Durrës

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet i vdekur në breg të detit një 39-vjeçar në Durrës

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në breg të detit në lagjen nr.13. Pas verifikimit të trupit, nuk u konstatuan shenjat dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

“Durrës/Informacion paraprak: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE