Konfirmohet gjithçka, Harry Styles në një romancë me aktoren Taylor Russell!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet gjithçka, Harry Styles në një romancë me aktoren Taylor Russell!

Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa dyshja u shfaqën në një ekspozitë së fundmi në Londër. 29-vjeçari kishte ndjekur fshehurazi shfaqjen e re të aktores së “Effect” në Teatrin Kombëtar. Fotografitë tregojnë se dyshja mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28-vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harry-t.

Ish-ylli i “One Direction” më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.

Dalja e tyre vjen një muaj pasi ndezën thashethemet për lidhje, ku aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë. Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja. Në më shumë se një dekadë që kur u bë një emër i njohur, jeta e dashurisë së Harry-t ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, nga marrëdhënia me Taylor Swift, Caroline Flack e deri te Olivia Wilde.

Harry ka qenë më parë i lidhur edhe me modele të tjera të “Victoria’s Secret” përfshirë këtu edhe ylin e klanit Kardashian-Jenner, Kendall Jenner. Ai po ashtu është përfolur edhe për romanca të tjera me yje si Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sara Sampaio, Georgia Fowler si dhe Camille Rowe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE