Nisin pasojat e masave të BE-së ndaj Kosovës, pezullohet një projekt në Hanin e Elezit

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nisin pasojat e masave të BE-së ndaj Kosovës, pezullohet një projekt në Hanin e Elezit

Efektet e para konkrete të masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës, kanë nisur të ndihen tashmë. Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, njoftoi se për shkak të kufizimeve të Brukselit, është pezulluar projekti që lidhet me trajtimin e lumit Lepenc.

Ai foli për KosovaPress fol edhe për një vendim te gabuar të qeverisë që po ndikon, siç tha, në buxhetin e komunave, ndërsa u shpreh i pakënaqur me bashkëpunimin me nivelin qendror. Projekti i trajtimit të mbetjeve të lumit Lepenc, që në komunën e Hanit të Elezit ka mbetje nga azbesti, e në të cilin janë të përfshirë edhe komunat e Artanës dhe Obiliqit, ka mbetur pezull, e kjo sipas Ballazhit, është pasojë e masave të Bashkimit Europian.

Një ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë vendosur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur do të hiqen ato. Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se nëse shtetet anëtare të BE-së vlerësojnë masa ndëshkuese do të vendosen edhe ndaj Serbisë.

Ai sqaroi se kanë marrë letrën e firmosur nga 50 ligjvënës evropianë dhe amerikanë, ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, e të jenë më të ashpër. Zëdhënësi sqaroi se ka mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, por politika e jashtme e BE-së formohet nga unanimiteti i 27 vendeve anëtare, ndërsa kërkoi nga të dyja vendet që të sillen në mënyrë europiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE