Rritja e çmimeve/ Mbi 80% nga ekonomia e brendshme

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritja e çmimeve/ Mbi 80% nga ekonomia e brendshme

Presionet e huaja inflacioniste janë ngadalësuar më tej gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023. Rritja vjetore e treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste zbriti në 3.4%, nga 16.3% një tremujor më parë. Ngadalësimi lidhet paralelisht me rënien e çmimeve të mallrave në tregjet e huaja, por edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Kjo shifër dëshmon qartë se pjesa më e madhe e inflacionit në ekonominë shqiptare gjatë tremujorit të fundit është gjeneruar nga produktet dhe shërbimet e importuara në vend.

Inflacioni i brendshëm rezultoi rreth 4.6% në tremujorin e dytë, me një prirje rritëse, por duke qëndruar nën mesataren e tremujorit të parë të vitit aktual.

Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj.

Kjo nënkupton se pas tremujorit të katërt të vitit inflacioni i importuar pritet të pësojë një rënie të mëtejshme. Por, Banka e Shqipërisë konstaton se dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste nuk ka arritur të përhapet gjerësisht tek komponentët më të qëndrueshëm të inflacionin, për shkak të presioneve të larta nga tregu i punës dhe pagat.

Si rezultat, vlerat e inflacionit total vijojnë të diktohen nga normat e larta dhe mbi objektiv të inflacionit bazë dhe të brendshëm, me një kontribut rreth 81% në formimin e inflacionit total.

Sidoqoftë, Banka e Shqipërisë parashikon që trajektorja e inflacionit parashikohet të vijojë kahun rënës, për shkak të presioneve më të moderuara nga çmimet e huaja.

Presionet e brendshme inflacioniste, gjithashtu, pritet të zbuten nën ndikimin e ciklit normalizues të politikës monetare dhe prirjes rënëse të pritjeve inflacioniste afatmesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE