Kurti: Investimet në armatim janë rritur në 191 për qind!

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti: Investimet në armatim janë rritur në 191 për qind!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë dy vjet e gjysmë të qeverisjes, ekzekutivi që ai udhëheq ka dyfishuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha po ashtu se gjatë kësaj periudhe janë rekrutuar afër 2.000 ushtarë të rinj.

“Kemi rekrutuar 1.852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3.325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, shkroi Kurti.

Kosova aktualisht është në proces të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Procesi ka nisur më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Në mars të vitit 2022, FSK-ja, në bashkëpunim me forcat amerikane, iu bashkua misionit të parë paqeruajtës jashtë vendit.

Përveç me SHBA-në, Kosova ka marrëveshje edhe me Mbretërinë e Bashkuar për angazhimin e përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE