Turistja ankohet për çmimet e kripura dhe shërbimin e dobët në Mykonos, pagoi 520 euro për dy pije dhe dy meze!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turistja ankohet për çmimet e kripura dhe shërbimin e dobët në Mykonos, pagoi 520 euro për dy pije dhe dy meze!

Në ishullin grek Mykonos vizitorët përballen me çmime të tepruara për ushqimin dhe pijet në restorante. Ky është rasti i Amber Pace, një turiste 25-vjeçare nga Nju Jorku, e cila ka kritikuar një restorant të njohur për çmimet e tij të kripura, pasi iu paraqit një faturë tronditëse prej 520 eurosh. Turistja shpjegoi se bashkë me mikeshën e saj i kishin kërkuar kamerierit një menu çmimesh dhe ai nuk ua kishte dhënë.

“I thashë kamerierit tonë tre herë “të lutem, sigurohu që të jetë ajo pija që kushton 17 paundë, nuk dua asgjë më shumë se kaq dhe ai vazhdoi të thoshte se më kuptonte”. Ajo shtoi: “Kallamari im i skuqur ishte pa shije dhe këmbët e gaforres së mikeshës sime ishin tepër të kripura”. E vetmja gjë që porositën ishin dy pije dhe dy meze që as nuk i shijuan dhe pavarësisht kësaj, duhej të paguanin për atë që konsumuan, plus një tarifë shërbimi 10%.

Edhe pse Amber dhe shoqja e saj u përpoqën të korrigjonin situatën me menaxherin e restorantit të nesërmen, ankesa e tyre u rrëzua dhe ato u fajësuan për mosleximin e menusë. Pas kësaj, turistja është betuar se nuk do të kthehet kurrë më në restorantin në fjalë.

Nuk është hera e parë që raportohen raste të ngjashme, pasi edhe turistë të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre për tarifat e larta në lokal. Në lokalet e ishullit për të parë perëndimin e diellit kushton 500 euro. Ky fakt është evidentuar nga një banor i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, teksa e ka bërë më dije këtë “çmenduri” përmes një postimi në faqen e tij të Facebook-ut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE