Zbulohet surpriza që kishin menduar Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa për fansat e tyre!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet surpriza që kishin menduar Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa për fansat e tyre!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Para disa ditësh Luizi dhe Elvis Pupa kanë treguar për ndjekësit se kanë një surprizë për ta që ende nuk e kanë zbuluar. E mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë. Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një Instastory, ku ka postuar një foto, ku duket ai gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.

Së fundmi Luizi paralajmëroi se kënga e tij e re do të publikohet ditën e sotme ama vetëm pak më parë këngëtari me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që kënga të jetë në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49829 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE