Vriten tre persona në Bosnjë, i dyshuari kryen vetëvrasje!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vriten tre persona në Bosnjë, i dyshuari kryen vetëvrasje!

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat të premten në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij kantoni.

I dyshuari Nermin Sulejmanoviq, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Ai kreu vetëvrasje.

“Sulejmanoviç e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, e plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

“Forcat e Policisë janë në terren. Hetimi do të kryhet nga prokurori në detyrë në bashkëpunim me hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Zyra e Prokurorit tha se policia e gjeti të vdekur në veturën e tij të dyshuarin dhe njoftoi se operacioni i policisë po vazhdon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE