“Do të më bësh xheloz”/ Nisin flirtet në fermë, Xhesika ngacmon Robertin për Ditean

vovalbania March 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do të më bësh xheloz”/ Nisin flirtet në fermë, Xhesika ngacmon Robertin për Ditean

Fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Ditea dhe Roberti.

Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para.

Moderatorja Ditea Berisha po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë që Roberti i heq flokët nga fytyra. Kjo skenë nuk i ka shpëtuar Xhesikës e cila nuk ka humbur kohë për të nisur me ngacmimet.

“E di çfarë është konsensusi. Pyete a mund t’i prek flokët. Ku e di ti si i ka hallet ajo. Ndoshta është burri duke e pritur. Ndoshta është duke të pritur edhe ty ndonjë”, i drejtohet Xhesika-Robertit.

Ditea nuk ka reaguar për ngacmimet, por gjithsesi konfirmoi se nuk ka dikë që e pret jashtë. Edhe Roberti i dha shenjat e para gjatë bisedës.

Pjesë nga biseda:

Ditea: Kam qene në një emision, me një përsonazh që unë e dua shumë.

Roberti: Mashkull?

Ditea: Po

Roberti: Çfarë flet? Do të më bësh xheloz.

Kjo bisedë ka bindur Xhesikën e cila ka përfunduar:

“Besoj se jemi njohur mjaftueshëm për ti bërë disa batuta, por fakti është se ka një të vërtetë aty brenda. Me ato sytë e tua flirtues.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE