Alarm për bombë në Paris/ Evakuohet Kulla Eifel, skuadra për çaktivizimin e bombave në vendngjarje!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alarm për bombë në Paris/ Evakuohet Kulla Eifel, skuadra për çaktivizimin e bombave në vendngjarje!

Në Paris, tre katet e Kullës Eifel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas një mesazhi që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez

Këtë e ka bërë të ditur BfmTv duke cituar burime policore.

Një skuadër për çaktivizimin e bombave është në veprim për një inspektim.

Kompania që menaxhon Kullën Eifel i tha  gazetës Le Figaro se ishte “procedurë normale në këtë lloj situate”.

Në vendngjarje, përveç skuadrës së bombave që po verifikojnë nëse ka vërtet bombë, kanë ndërhyrë edhe forcat e rendit, të cilat kanë vijuar largimin e turistëve dhe vizitorëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE