Sërish armiq? Reagimi i Oltës kur pyetet për raportin me Luizin ngre mjaft dyshime

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta ka diçka për të thënë para premierës së “Në Kuadër të Dashurisë”!

Mbrëmjen e djeshme, Olta Gixhari ishte e ftuar në një intervistë në “Më lër të flas” për të folur rreth përjetimeve dhe prapaskenave të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Aktorja si fillim u pyet se si kanë shkuar xhirimet dhe skenat e saj me Luizin, ku u ngacmua edhe për pjesën e puthjes që ata shkëmbyen në film.

Teksa u pyet se si puthte Luizi, Olta zgjodhi të përgjigjet me “nuk më kujtohet fare”. Kjo për shkak se sipas Oltës puthjet në xhirime janë aq teknike sa nuk ka vend për të shijuar asgjë.

Mirëpo më tej, e pyetur nëse flasin apo jo me njëri-tjetrin, Olta bëri sikur s’dëgjonte, duke e shmangur pyetjen.

Ndërsa, për aktrimin e Luizit në film, Olta e vlerësoi me notën 10, por vetëm sepse luajti krah saj.

“Kemi qenë bashkëpunues shumë të mirë, të dy donim që filmi të dilte mirë. Në zemrën time nuk ka urrejtje. Unë jam tip që nuk mbaj inat. 5 minuta e kam dhe pastaj të përqafoj.

S’kam kohë ta urrej, s’e takoj, s’kam as motiv ta takoj. Mua Luizi më shijoji në film. Nuk më kujtohet si puthte Luizi, se puthjet në film janë teknike.

“Baby kiss” kemi bërë ne nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe. Dori nuk e komentoi fare puthjen. Tha vetëm ishe shkëlqyeshëm. Ishte me mua e pa. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur”, tha aktorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE