Capital T pas koncertit: “Ende s’jam në gjendje të perceptoj atë që ka ndodh”

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Capital T pas koncertit: “Ende s’jam në gjendje të perceptoj atë që ka ndodh”

Mbrëmjen e djeshme, Capital T mbajti me sukses edicionin e dytë të “Time Capsule”, koncertit të tij që solli disa prej hiteve më të rëndësishme të reperit përgjatë viteve.

Gjithashtu solli dhe disa prej artistëve më të mirë shqiptarë në skenë, si edhe yllin e muzikës ndërkombëtare Akon.

E veçanta e “Time Capsule 2” ishte sepse mbahej në qytetin e artistit, në Prishtinë, aty ku nisi gjithcka për të.

Vetë reperi në mesazhin e postuar para pak castesh në rrjetet sociale, ndër të tjera thotë se tani “sapo u zgjua nga ëndrra” dhe nuk po e beson atë që ka ndodhur.

Më pas, thotë se ndihet njeriu më me fat në botë, falë fansave të tij dhe i falenderon që e bënë të kalonte çdo frikë apo ndjesi pasigurie që ka pasur në prag të koncertit.

Nga ana tjetër e quan karrierën e tij deri në këtë pikë, pra deri tek koncerti, si “rrugëtimin më të bukur në jetë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE