Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, emërimi miratohet të mërkurën

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, emërimi miratohet të mërkurën

Me largimin nga kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Muhamet Rrumbullaku do të marrë zyrtarisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Emri i tij do të propozohet nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Propozimi pritet të bëhet në fillim jave dhe të shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë të mërkurën. Emërim i Komisar Muhamet Rrumbullaku vjen pas shkarkimit të ish kryepolicit Gledis Nano.

Gledis Nano u shkarkua të mërkurën e kaluar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e drejtorit të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj. Ndërkohë që 2 ditë më parë u konfirmua se Ardi Veliu do të jetë Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Veliu është prezantuar , teksa vjen në këtë post në vend të Muhamet Rrumbullakut.

 

Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin 2011.

Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të gjatë në këtë profesion. Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në policinë e shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE