Dhjetëra stjuardesa ofronin shërbime seksuale për 2000£ nata në vendin ku prostitucioni konsiderohet krim i rëndë!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhjetëra stjuardesa ofronin shërbime seksuale për 2000£ nata në vendin ku prostitucioni konsiderohet krim i rëndë!

Një grup me dhjetëra stjuardesa që ofronin seks në këmbim të parave është shkatërruar në Vietman. Në krye të këtij grupi ishte Vo Thi My Hanh, një 26-vjeçare e cila u dërgonte klientëve foto të vajzave me uniforma për të zgjedhur njërën prej tyre. Në këtë operacion, oficerët bastisën një hotel luksoz në Ho Chi Minh City, ku u gjetën 3 stjuardesa, të cilat ishin në shtrat me burra të ndryshëm.

Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një e re që punonte si modele, e cila gjithashtu u kap me një klient. Çmimet varionin nga 1000-2000£ nata. Vo Thi My Hanh aktualisht po mbahet në paraburgim me akuzën për prostitucion dhe ndërmjetësim të shërbimeve seksuale. Policia bën me dije se e reja kishte në dispozicion 30 vajza. Vo Thi My Hanh kishte një tarifë të saj fikse për çdo ndërmjetësim që bënte dhe në pak muaj kishte arritur që të mblidhte 33,000£ për veten e saj. Në Vietnam, prostitucioni është i paligjshëm dhe konsiderohet një krim i rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE