Gjithçka gati, sonte miqësorja e luksit Partizani-Roma!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka gati, sonte miqësorja e luksit Partizani-Roma!

Pas fitores në finalen e Conference League ndaj Feyenoordit më 25 maj të vitit të kaluar, skuadra e Romës kthehet sërish që të luajë në Tiranë, aty ku shkroi një tjetër kapitull të lavdishëm të historisë së saj në futboll. Roma fitoi trofeun e edicionit të parë të turneut më të ri të futbollit europian të klubeve, Ligës së Konferencës.

Ndërkaq, për sonte në orën 20:00 të mbrëmjes, në stadiumin “Air Albania” është caktuar të zhvillohet takimi miqësor Partizani-Roma. Nga kryeqyteti italian, ekipi ikonë niset sot në orën 10:45 e rreth orës 11:45 pritet që të zbarkojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.

Më pas do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u akomoduar rreth orës 12:30-12:45, në një nga hotelet në afërsi të Stadiumit “Air Albania”, aty ku do të zhvillohet edhe miqësorja e luksit.

Murinjo dhe lojtarët e tij do të mbërrijnë në stadium në ora 18:30, për të startuar përgatitjet për ndeshjen që fillon në ora 20:00.

Në pushimin midis dy pjesëve të lojës së futbollit, reperi i njohur shqiptar, Noizy do të interpretojë disa nga hitet e tij.  Murinjo dhe skuadra do të largohen nga kryeqyteti shqiptar rreth orës 23:30 të mbrëmjes.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndau një video promovuese të ndeshjes miqësore mes kampionëve të Shqipërisë, Partizanit, si dhe Romës.

All is Special. Air Albania Stadium 20:00!

Në rrjetet sociale, Rama iu referua trajnerit të Romës, Jose Mourinho, i cili njihet si “Special One”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE