Cristiano Ronaldo kap shifrën e 600 milionë ndjekës, ja sa paguhet për një postim në Instagram

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cristiano Ronaldo kap shifrën e 600 milionë ndjekës, ja sa paguhet për një postim në Instagram

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër rekord në historinë e tij pas karrierës së artë me futbollin, duke u bërë personi i parë që arrin 600 milionë ndjekës në ‘Instagram’.

Ronaldo ia ka dalë të jetë një ndër sportistët më të pasur dhe më të suksesshëm në botë, duke numëruar një shumë prej 500 milionë dollarësh.

Përveç fitimeve të tij si paga nga klubi i tij, ai ka kryesuar listën e të pasurve në ‘Instagram’ 2023, e cila është standardi global i ndikimit të mediave sociale.

Sipas shifrave që janë shfaqur në këtë listë, pesë herë fituesi i Topit të Artë kërkon 3.23 milionë dollarë për një postim në ‘Instagram’.

Sakaq vendin e dytë në këtë kategori e zë rivali i tij prej kohësh, Lionel Messi ish-futbollisti i Barcelonës tashmë pjesë e Inter Miami që paguhet rreth gati 2.6 milionë dollarë për çdo postim.

Dy yjet e futbollit ndërkombëtar, Ronaldo dhe Messi jo vetëm që fitojnë të ardhura të larta përmes postimeve në ‘Instagram’ në mesin e sportistëve por paguhen më shumë se të famshmit si këngëtarët, aktorët dhe artistët e tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE