Plumb pas koke shqiptarit në Greqi, një bashkëkombas autor i dyshuar!

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plumb pas koke shqiptarit në Greqi, një bashkëkombas autor i dyshuar!

Një shtetas shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në Greqi, me plumb pas koke. Aleksandër Llazar Zaka, 51 vjeç, me orgjinë nga Lushnja u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij në ishullin e Salaminës, 10 km në perëndim të kryeqytetit Athinë. Ai kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri. Në komunitet njihej si njeri i qetë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e krimit.

Raportohet se nga policia greke u shoqërua dhe po merret në pyetje miku i viktimës, Fatjon Pjetri. Fatjon alias Dritan Pjetri, 42 vjeç nga Lezha nuk njihet si person që ka precedentë penalë. Edhe Aleksandër Zaka nuk kishte precedentë penalë.

Autori i krimit dyshohet të jetë shqiptar, por për momentin nuk jepen shumë detaje ndërsa vazhdojnë hetimet e autoriteteve në vendin fqinj për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE