Policia Rrugore: Ngarkesë e shtuar trafiku në rrugën interurbane Laç-Lezhë!

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia Rrugore: Ngarkesë e shtuar trafiku në rrugën interurbane Laç-Lezhë!

Nga raportimet e shërbimeve të Policisë Rrugore që janë në terren rezulton se për momentin, vetëm në rrugën interurbane Laç-Lezhë ka ngarkesë të shtuar trafiku të automjeteve, pra në veri të vendit. Konkretisht është fjala nga Fushë-Miloti në drejtim të Ishull Lezhës dhe nga Ishull Lezha për në Kryqëzimin e Shëngjinit.

Të shtunave e të dielave, kryesisht pas orës 10:00 ka ngarkesë trafiku në rrugët që lidhin destinacionet e plazheve. Kjo vlen dhe për orët e pasdites. Drejtuesve të mjeteve që oraret e lëvizjes iu përkojnë me pikun e trafikut, nga Policia Rrugore iu sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative si Tiranë-Elbasan me drejtim Vlorën, Tiranë-Ndroq nga rruga e vjetër për në Durrës apo Tiranë-Kamëz, drejt Lezhës.

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e sjelljeve agresive në rrugë.

Për çdo problematikë që lidhet me bllokim trafiku, aksidente rrugore apo sjellje në kundershtim me dispozitat e Kodit Rrugor, përdoruesit e rrugës të telefonojnë menjëherë në numrin e emergjencave 112, për një reagim të shpejtë dhe profesional nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Aksidentet rrugore përbëjnë një problematikë të vazhdueshme. Një ditë më parë një person humbi jetën në aksin Gjirokastër-Kakavijë e dy të tjerë u dëmtuan nga përplasja e dy makinave. Viktimë mbeti një bari që ndodhej në anë të rrugës.

Po në jug, dje katër vetë mbetën të plagosur në një aksident në Gjirokastër-Subash. Pranë fshatit Shtëpëz, u përplasën dy makina Benz e Renault. Të lënduarit që udhëtonin në mjetin Renault u dërguan në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE