9-vjeçari zbulon një monedhë romake 1800-vjeçare teksa luante!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
9-vjeçari zbulon një monedhë romake 1800-vjeçare teksa luante!

Një djalë 9-vjeçar, duke luajtur pas shkollës, zbuloi aksidentalisht një monedhë romake 1800-vjeçare në Bremen të Gjermanisë. Një denar argjendi i rrallë romak nga koha e perandorit Marcus Aurelius, i cili sundoi 161-180. Bjarne e gjeti verën e kaluar në Bremen-Arsten teksa luante me shokët e tij të klasës. Ai e mori monedhën në shtëpi dhe më pas bashkë me prindërit iu drejtuan arkeologëve të qytetit.

Për këtë arsye u prezantua për publikun këtë vit. Arkeologia e Bremenit, Uta Hale tha se kjo monedhë është diçka e veçantë në Bremen. Ajo shtoi se ka vetëm dy monedha të tjera të krahasueshme në atë shtet federal gjerman, duke theksuar se kjo është gjetur në një zonë që nuk ishte nën Perandorinë Romake. Hale beson se monedha i përkiste një mercenari romak dhe ishte tregtuar ose një suvenir nga udhëtimi. Arkeologia tha gjithashtu se zbulimi është shumë i rrallë dhe shtoi se në Bremen nuk ka shumë vende ku fëmijët mund të gërmojnë në tokë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47615 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE