Aksident në minierën e Bulqizës, tre punonjës të plagosur!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në minierën e Bulqizës, tre punonjës të plagosur!

Një aksident është shënuar në minierën e Bulqizës. Paraprakisht, dyshohet se shkak u bë shpërthimi i gazit, ndërsa ngjarja ndodhi në nivelin e 17-të të minierës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre minatorët e identifikuar si shtetasit Rrahim Karaj, Asllan Çakalli e Trifon Snalla.

Sipas burimeve, punonjësit e nëntokës kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë. Ata janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Fillimisht punëtorët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, ku nga pamjet shihen familjarët e shqetësuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE