Tiranë, dy familje në sherr për motive pronësie/Sekuestrohen armë e granata!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, dy familje në sherr për motive pronësie/Sekuestrohen armë e granata!

Policia e Tiranës parandaloi një ngjarje kriminale pas një konflikti familjar për motive pronësie. Dy vëllezër janë në përplasje të vazhdueshme për shkaqe të lidhura me pronën.

Blutë e kryeqytetit arrestuan një 59-vjeçar dhe djalin e tij 27-vjeç, të dy me iniciale G.J e banues në Tiranë pasi u konfliktuan dhe kërcënuan shtetasin F.J, ky i fundit vëllai e njëherazi xhaxhai i dy të pragosurve.

Njoftimi zyrtar: 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë u kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu, tre granata, tre ndezës granatash, krehra e municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50582 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE