Puçistët e Nigerit zotohen ta ndjekin penalisht “për tradhti të lartë” presidentin e rrëzuar!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Puçistët e Nigerit zotohen ta ndjekin penalisht “për tradhti të lartë” presidentin e rrëzuar!

Liderët e grushtit të shtetit në Niger, të cilët rrëzuan Mohamed Bazoumin, thanë do ta ndjekin penalisht presidentin për “tradhti të lartë” dhe për “minimin e sigurisë” së vendit. Regjimi pretendoi se ka mbledhur prova kundër Bazoumit, i cili që nga dita e puçit është duke u mbajtur në pallatin presidencial bashkë me të birin dhe bashkëshorten.

Liderët ushtarakë thanë se nuk e kanë uzurpuar pallatin e Bazoumit dhe se ai ende qëndron i lirë të komunikojë me botën e jashtme.

Bazoumi është vizituar vazhdimisht nga mjeku i tij, i cili pas vizitës, nuk ngriti ndonjë shqetësim rreth gjendjes shëndetësore të presidentit të shkarkuar dhe anëtarëve të familjes.

Por, presidenti i rrëzuar shprehet se po mbahet “peng”, pa energji elektrike dhe se për të ngrënë i jepen vetëm oriz e makarona.

Gjeneralët e ushtrisë reaguan edhe ndaj sanksioneve që vendet e Bllokut Rajonal të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, i vendosën Nigerit, duke i quajtur “të paligjshme, turpëruese e çnjerëzore”.

ECOWAS-i ka pezulluar transaksionet financiare dhe tregtare me Nigerin. Regjimi i ri ankohet se sanksionet janë duke i mohuar vendit ushqimin, energjinë elektrike dhe medikamentet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE