Ricky Martin djeg skenën në Tiranë, ka edhe këtë mesazh për Shqipërinë

vovalbania July 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ricky Martin djeg skenën në Tiranë, ka edhe këtë mesazh për Shqipërinë

Këngëtari Latin Ricky Martin ka ‘ndezur’ skenën e sheshit kryesor të Tiranës mbrëmjen e djeshme me ritmet super verore të muzikës latine.

Të panumërt ishin fansat të cilët ishin pozicionuar për të parë dhe dëgjuar ‘live’ hitet disa vjeçare që edhe pse pas kaq shumë kohësh ato dëgjohen sikur të jenë lançuar dje në treg.

Por ajo nga të cilët u ngazëllyen ata ishte fakti që Ricky u shfaq aq i afërt me publikun saqë në disa momente filloi të fliste shqip duke ju drejtuar me fjalën “ju dua”.

Nga ana tjetër jo vetëm fansat janë mrekulluar nga ylli i muzikës. Edhe Ricky u duket kaq i mrekulluar dhe me mbresa shumë pozitive nga Shqipëria dhe mikpritja e shqiptarëve.

Gjatë performancave të tij ai u ndal dhe i premtoi publikut shqiptar se do të vijë sërish në Shqipëri edhe pse kjo ishte hera e tij e parë që e vizitonte vendin.

“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, mikpritja shumë e ngrohtë, qytet shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërinë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, u shpreh Ricky Martin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE