Ra në kanal dhe humbi jetën, gjendet trupi i 82-vjeçares në Mamurras!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ra në kanal dhe humbi jetën, gjendet trupi i 82-vjeçares në Mamurras!

Një 82-vjeçare është gjetur pa jetë në një kanal në Mamurras pranë banesës së saj.

Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën.

Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE