Taylor Swift rriti ekonominë e Amerikës me vetëm një turne!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Taylor Swift rriti ekonominë e Amerikës me vetëm një turne!

Turneu i Taylor Swift në SHBA, i cili tashmë ka përfunduar, ka marrë përmasa fenomenale. Sipas vlerësimeve të Bankës së Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Swift dhe shfaqjet e saj spektakolare stimuluan ndjeshëm ekonominë. Kjo sepse koncertet e saj kanë rritur ndjeshëm turizmit dhe për rrjedhojë shumë biznese kanë parë një fluks konsumatorësh që nuk i kishin parë që prej pandemisë.

Megjithatë, ylli 33-vjeçar nuk do i jap fund turneve të saj, pasi në fund të gushtit do të nisë koncertet jashtë SHBA-së, për t’u rikthyer sërish në Amerikë në fund të vitit 2024. Një koncert i këngëtares në Seattle është krahasuar me një tërmet me magnitudë 2.3, kjo sipas sizmiologëve. Të dhënat sizmike u analizuan nga ekspertët.

Profesor Jackie Caplan Auerbach, një gjeolog në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, tha për Seattle Times se ndikimi i shfaqjes së koncertit tri orë e gjysmë të Taylor ishte baraz me një tërmet me magnitudë 2.3. Kënga “Shake It Off” kishte përgjigjen më të zhurmshme, së bashku me “Blank Space”.

Rikujtojmë, se këngëtarja amerikane, ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’. 33-vjeçarja i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit. Këngëtarja u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara. Turneu i saj është një nga më fitimprurësit në histori, duke fituar mbi 1 miliard dollarë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE