Djemtë janë më të tërhequr nga vajzat me flokë të shkurtra?! Mesa duket po…

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Djemtë janë më të tërhequr nga vajzat me flokë të shkurtra?! Mesa duket po…

Një hulumtim i fundit sugjeron se flokët e shkurtër janë të lidhur me aspekte të ndryshme. Gratë me flokë të gjata shihen si të shëndetshme dhe inteligjente, ndërsa ato me flokë të shkurtra janë të kujdesshme dhe femërore. Në fakt ka disa arsye që disa meshkuj tërhiqen nga vajzat me flokë të shkurtra.

Flokët e shkurtër tërheqin më shumë vëmendje. Modelet e shkurtra të flokëve dallohen nga pjesa tjetër, ndaj dhemtë priren t’i vënë re gjithmonë ato. Sipas një hulumtimi nga “Bright Side” shumë djem që kanë preferencë për vajzat me flokë të shkurtër, thanë se flokët e shkurtër nuk janë aq të zakonshëm sa flokët e gjatë, gjë që i bën të veçantë.

Ata mund të shohin më mirë fytyrën dhe qafën tuaj. Flokët mund të shpërqëndrojnë dhe fshehin tiparet femërore. Meshkujt kanë shprehur se fytyra dhe qafa janë cilësi shumë tërheqëse për ta dhe prerjet e shkurtra të flokëve lejojnë që bukuria femërore të jetë më e dukshme.

Vajzat me flokë të shkurtër shfaqin më shumë besim dhe guxim. Jo çdo grua është e gatshme të eksperimentojë me prerje flokësh të shkurtër. Meshkujt tërhiqen nga gratë me vetëbesim të lartë dhe flokët e shkurtër e tregojnë këtë. Është interesante që burrat thonë se një faktor i madh që ata vlerësojnë për flokët e shkurtër janë se nuk të pengojnë kur përqafohesh. Përveç kësaj, ata gjithashtu preferojnë të mos gjejnë flokë të shpërndarë nëpër apartamentet e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE