Shteti i radhës që po përgatit programin pilot gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shteti i radhës që po përgatit programin pilot gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë!

Kompanitë në Republikën Domenikane po përgatiten për një program pilot gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë, hapi i parë i këtij lloji për vendin e Karaibeve. Nisma do të nisë në shkurt, ndërsa punonjësit do të kenë të njëjtën pagë dhe java standarde e punës u ul nga 44 orë në 36 orë, nga e hëna deri të enjten.

“Kjo u jep përparësi njerëzve, përmirësimit të shëndetit, mirëqenies dhe promovimit të një produktivitet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”,-ka thënë ministri i Punës, Luis Miguel de Camps. Një universitet lokal ka për detyrë të analizojë rezultatet, duke përfshirë çdo ndryshim shëndetësor te punëtorët dhe marrëdhëniet midis punës dhe jetës së tyre personale. Aktualisht, punëtorët në Republikën Domenikane mund të punojnë jo më shumë se 44 orë në javë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE