Dy turistë amerikanë të dehur gjenden duke fjetur në Kullën Eiffel, kërkohet ndihma e autoriteteve!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy turistë amerikanë të dehur gjenden duke fjetur në Kullën Eiffel, kërkohet ndihma e autoriteteve!

Në Paris, dy turistë amerikanë të dehur arritën të kalonin natën fshehurazi në Kullën Eiffel, raportojnë mediat e huaja duke cituar burime në policinë dhe drejtësinë franceze. Kompania “Sete”, e cila menaxhon monumentin e famshëm parizian, njoftoi se rojet gjetën dy turistë pas një nate të kaluar nën një qiell të pastër.

Ata ndodheshin mes katit të dytë dhe të tretë të kullës, në pjesën ku nuk lejohet hyrja e vizitorëve. Kompania “Sete” u shpreh se turistitët nuk paraqisnin kërcënim të dukshëm. Policia tha se turistët amerikanë kanë paguar një biletë për një xhiro në Kullën Eiffel të dielën rreth orës 22:40 dhe kur janë kthyer nga maja kanë kapërcyer gardhin dhe kanë kaluar në një zonë ku nuk lejohet të qëndrojnë vizitorët.

Anëtarët e njësisë speciale të alpinizmit të shërbimit zjarrfikës ndihmuan në shpëtimin e dy turistëve. Në një deklaratë të lëshuar nga prokuroria e Parisit thuhej se:

Do të kishin ngecur sepse ishin nën efektin e alkoolit.

Kompania “Sete” ka paralajmëruar padi, ndërsa prokuroria ka vendosur që të mos i akuzojë për hyrje të paautorizuar në objektin me rëndësi historike dhe kulturore, pasi nuk është shkaktuar asnjë dëm. Pothuajse 7 milionë njerëz vizitojnë monumentin parizian çdo vit, ku 75 % janë turistë, sipas faqes zyrtare të Kullës Eiffel.

BBC News dhe The Independent raportuan se incidenti vjen vetëm disa ditë pasi Kulla Eiffel mori një kërcënim për bombë, duke e detyruar ndërtesën të evakuohej dy herë të shtunën. Ndërtesa u rihap të shtunën më vonë pasi policia përcaktoi se kërcënimet me bombë nuk ishin reale. Autoritetet franceze po hetojnë kërcënimet me bombë, të cilat u postuan në një faqe interneti lojërash, si dhe në një platformë online midis qytetarëve parisien dhe policisë, sipas BBC News.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE