KFOR-i thotë se do të rrisë lëvizjen e trupave dhe automjeteve ditët në vijim në Kosovë!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KFOR-i thotë se do të rrisë lëvizjen e trupave dhe automjeteve ditët në vijim në Kosovë!

Misioni i NATO-s në Kosovë, që ndryshe njihet si KFOR, njoftoi sot se do të ketë lëvizje të shtuar të trupave e të automjeteve të tij në territorin e Kosovës gjatë ditëve në vijim. Arsyeja lidhet me ato që i shpjegon thjesht si “kryerje të procedurave normale”.

Në një komunikatë për media, Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse thekson se “rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës është për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontigjenteve”.

KFOR-i shton se do të mbajë edhe stërvitje për testimin e mirëmbajtjen e kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i stërvitjeve dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë e ardhshme në terren. Drejtuesit e makinave duhet të tregojnë një vëmendje të posaçme, nëse ndodhen në afërsi të kolonave të automjeteve ushtarake.

Këto stërvitje do të kryen në një mënyrë të tillë që të minimizohet pengimi dhe ndikimi në popullatën vendase, por ka mundësi që të krijohen vonesa në trafik e mund të shihen lëvizjet e ushtarëve. Për këtë arsye, KFOR-i i këshillon shoferët e mjeteve që të tregojnë një vëmendje të posaçme, nëse ndodhen në afërsi të kolonave të automjeteve ushtarake.

Sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kosovës, që i dha fund luftës në këtë vend, dihet që KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.

Po ashtu, stërvitjet e KFOR-it vijnë pak muaj pasi dhjetëra ushtarë të tij u lënduan gjatë një përleshjeje me protestuesit serbë, pas përshkallëzimit të dhunës në fund të muajit majit, kur serbët kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit e Zubin Potokut. Këta të fundit u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Kosovë, të bojkotuara masivisht nga serbët.

Siç dhe dihet, dhuna e detyroi NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4 mijë trupave që aktualisht janë në këtë shtet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50838 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE