Kostumografja e “Barbie” tregon se përse Margot Robbie shfaqet në fund të filmit me fustan të verdhë!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kostumografja e “Barbie” tregon se përse Margot Robbie shfaqet në fund të filmit me fustan të verdhë!

Me siguri të gjithë ju që e keni parë filmin “Barbie” e keni vënë re që protagonistja e filmit, aktorja Margot Robbie, shfaqet në skenën finale me një fustan të thjeshtë në ngjyrë të verdhë. Po pse kjo zgjedhje ndërkohë që të gjitha detajet e filmit të orientojnë drejt rozës? Kostumografia e filmit, Jacqueline Durran, ka zbuluar ‘sekretin’:

Veshja e Barbie-t ka për qëllim të përfaqësojë ndryshimin. Kjo skenë vendos për ndryshimin që po ndodh me të ndërsa bëhet njeri dhe futet në botën reale. Ne donim një të verdhë të butë. Kjo nuk është një karakteristikë e Barbie-t kur bëhet fjalë për modelin tipik të fustaneve të saj, pasi prerjet janë pas trupit, jo të lirshme.

Veshja kompletohet edhe me një aksesor, një varëse gold në formë zemre. Durran thotë se:

Më parë në film, kukulla ka aksesorë apo vathë të mëdhenj në formë zemre që i mban në festa, por ka diçka në atë varëse që e bën atë më njerëzore.

Filmi “Barbie” i shkrimtares-regjisores Greta Gerwig duket i destinuar të fitojë vendin e parë për filmin me fitimin më të madh të vitit 2023. Ndërkaq, një fenomen i çuditshëm është vënë re në tregun britanik të bukurisë, pas promovimit të filmit tek popullata mashkullore.

Duket se është rritur numri i meshkujve që provojnë procedurat estetike për herë të parë, pas pandemisë. Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion£, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se ‘Brotox’ është rritur me 400% që nga viti 2000.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE