Ai e akuzon për tradhti, çfarë dihet deri tani për dramën e çiftit të njohur

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ai e akuzon për tradhti, çfarë dihet deri tani për dramën e çiftit të njohur

Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari thuhet se janë ndarë pas një debati të ashpër që përfshin akuza për tradhti.

Për momentin, nuk dihet nëse thashethemet kanë ndonjë bazë të vërtetë, por TMZ raporton se Sam u besoi dhe nisi një debat me Britney-n.

Burimet thonë se ai është larguar nga shtëpia e tyre. Edhe muaj më parë u raportua se mes tyre kishe telashe. Sam nuk flinte shumë në shtëpi dhe pati thashetheme se Britney është përleshur fizikisht me të në zënka të shpeshta me britma.

Këngëtatja ka një marrëveshje paramartesore që mbron pasuritë e saj, por një burim i brendshëm thotë për TMZ se fundi i mundshëm i martesës do të jetë një çek nga Britney te Sam që do t’i zgjidhë gjërat, të paktën financiarisht.

Sam e ka mbrojtur publikisht Britney-n nga kritikët, por privatisht thuhet se është lodhur me sjelljet e saj, shpeshherë të konsideruara si “të çrregullta”.

Dokumentet e divorcit nuk janë finalizuar ende, por ka gjasa që procedurat të nisin së shpejti.

Asnjë prej të dyve nuk e ka komentuar publikisht ndarjen. Ata u takuan në vitin 2016 dhe u martuan në qershor 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE