Dyshohet se mbi 60 emigrantë kanë gjetur vdekjen në brigjet afrikane!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshohet se mbi 60 emigrantë kanë gjetur vdekjen në brigjet afrikane!

Më shumë se 60 vetë dyshohet se kanë humbur jetën pas gjetjes së një anijeje në brigjet e shtetit Cabo Verde në Afrikën Perëndimore. Në pamjet e publikuara në media u panë se 39 persona, përfshirë fëmijë u shpëtuan në ishullin Sal. Ishin nga Senegali pothuajse të gjithë ata që gjendeshin në anijen për të cilën besohet se ka qëndruar në det për mbi një muaj.

Autoritetet zyrtare në Cabo Verde bënë thirrje për një veprim global kundër emigracionit, me qëllim që të parandalohen më shumë humbje jete të njerëzve që rrezikojnë gjithçka për t’i ikur konflikteve të armatosura e varfërisë së thellë në vendet e tyre.

Anija është identifikuar fillimisht të hënën, pra në fillimjavë, siç ka bërë të ditur policia në një prononcim për agjencinë e lajmeve AFP. Në fillim u dhanë raportime se ishte mbytur, por më vonë mjeti lundrues u konstatua duke lëvizur.

Një reagim pati dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Senegalit që njoftoi se “më 10 korrik, anija u largua nga një fshat i këtij vendi, me gjithsej 101 persona në bord”.

Të mbijetuarit përfunduan në Cabo Verde, por ky shtet afrikan nuk besohet se ishte destinacioni i tyre. Cabo Verde gjendet rreth 600 kilometra larg rrugës që përshkojnë emigrantët drejt Ishujve Kanarie, një territor spanjoll, i cili për shumë emigrantë është dhe një rrugë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, (IOM) ky është një prej rrugëtimeve më të rrezikshëm që mund të ndërmarrin emigrantët.

Shifrat e sakta nuk dihen dhe kjo për shkak të emigracionit të parregullt të përhapur ndjeshëm, por besohet se në periudhën e viteve 2020-2023, të paktën 67 mijë persona kanë shkuar në Ishujt Kanarie. Në të njëjtën periudhë, raportohet se më shumë se mijëra vetë kanë gjetur vdekjen, në përpjekjen për të arritur në destinacion, por duke mos ia dalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49013 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE