Filmi i tij u shfaq në Kanë, regjisori iranian Said Rustagi dënohet me burg!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Filmi i tij u shfaq në Kanë, regjisori iranian Said Rustagi dënohet me burg!

Një gjykatë në Teheran ka dënuar regjisorin e njohur Said Rustagi me 6 muaj burg për shfaqjen e filmit të tij “Leila and her brothers” në Festivalin e Filmit në Kanë 2022. Filmi artistik përshkruan historinë e një familjeje të varfër në një Iran të zhytur në krizë ekonomike. Ai u ndalua në Iran pas publikimit të filmit vitin e kaluar për shkak të shkeljes së rregullave nga pjesëmarrja e paautorizuar në festivalet e Kanës dhe Mynihut.

“Gjykata revolucionare e Teheranit dënoi Said Rustagi dhe Javad Norouzbegi, regjisorin dhe producentin e filmit “Leila and her brothers” me gjashtë muaj burg,”-shkruante gazeta reformiste Etemad në faqen e saj të internetit. Të dy u shpallën fajtorë për kontribuim në propagandën e opozitës kundër sistemit islamik në Iran.

Megjithatë, gjykata vendosi që dy të dënuarit të vuajnë një të njëzetën e dënimit, pra 9 ditë, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të pezullohet për pesë vjet. 34-vjeçari Said Rustagi njihet edhe nga filmi i vitit 2021 “Ligji i Teheranit”, një film kriminal për industrinë e drogës dhe shtypjen e saj nga shteti iranian. Për filmin “Leila and her brothers” regjisorit iranian iu dha çmimi i komitetit të Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik në maj të vitit 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE