Koncesioni i Sterilizimit, Basha: Lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koncesioni i Sterilizimit, Basha: Lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas arrestimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e Sterilizimit, me vlerë 100 milion euro.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha inkurajon punën e SPAK-ut, duke theksuar se “loja e paskrupullt me shëndetin e njerëzve është dëshmi e makutërisë primitive e qeverisë Rama”, që sipas tij, “duhet hetuar në thellësi”.

Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve  nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!

Hetimet e SPAK-ut konstatojnë se koncesioni i Sterilizimit u dha në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e Posaçme firmosi 8 urdhër-arreste për aferën. Sot u dha masa e sigurisë  “Arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i akuzuar “Për shpërdorim detyre” dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, “Për mashtrim me pasoja të rënda”.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milion lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE