Ja rrugët e vendit me trafik shumë të rënduar apo ngarkesë të shtuar!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja rrugët e vendit me trafik shumë të rënduar apo ngarkesë të shtuar!

Sot është një tjetër ditë e ngarkuar sa i përket trafikut në disa prej rrugëve të vendit tonë, nga veriu në jug të territorit. Policia Rrugore informon në detaje. Në disa rrugë ka trafik shumë të rënduar, në të tjera, ngarkesë të shtuar.

Njoftimi zyrtar: 

•Rruga interurbane Harku i Bërdicës-Shkodër, Shkodër-Velipojë është me ngarkesë të shtuar.

•Rruga interurbane Fushë Milot-Lezhë, si dhe Lezhë-Shëngjin ka trafik shumë të rënduar në hyrje e në dalje të Lezhës.

•Rruga interurbane Thumanë-Fushë Krujë, Fushë Prezë-Fushë Krujë, Tapizë-Fushë Krujë rezulton me trafik shumë të rënduar.

• Rruga interurbane Qafë Kashar-Rinas, Vorë-Durrës, me ngarkesë të shtuar.

• Rruga interurbane Durrës-Shkozet, unaza e qytetit është me ngarkesë të shtuar trafiku.

• Autostrada Tiranë-Elbasan është me trafik shumë të rënduar nga Shijoni deri në Bradashesh.

• Rruga interurbane Vlorë-Orikum ka ngarkesë të shtuar nga Vlora e deri në Radhime.

• Rruga interurbane Sarandë-Ksamil, me trafik shumë të rënduar, nga Kanali i Çukës e deri në brendësi të Ksamilit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE